SHBA dhe BE kërkojnë hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 21:14

SHBA dhe BE kërkojnë hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën

SHBA dhe Komisioni Europian kanë përsëritur apelin per shtetet anëtare që të hapen pa asnjë vonesë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Presidenti Biden dhe shefja e komisionit evropian Ursula Von Derl Leyen ishin te nje mendje se kjo vendimarrje do ti sherbente stabilitetit ne Ballkanin Perendimor dhe kontribuojë në prosperitetin e njerëzve në rajon.

Presidenti Biden dhe shefja e komisionit evropian Ursula Von Derl Leyen kanë përsëritur apelin per shtetet anëtare që të hapen pa asnjë vonesë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Biden dhe Von Derl Leyen ishin te nje mendje se kjo vendimarrje do ti sherbente stabilitetit ne Ballkanin Perendimor dhe kontribuojë në prosperitetin e njerëzve në rajon. SHBA dhe BE kanë rënë dakort për të forcuar angazhimin e përbashkët për integrimin e shpejte euroatlantik te Ballkanit Perëndimor.

Të dy bashkëbiseduesit ishin në një mendje edhe përsa i përket finalizimit të dialogut Beograd-Prishtine për të arritur një marreveshje të gjithëpranuar nga palet. Po ashtu ata bene thirrje per zbatimin e marreveshjes se Dejtonit dhe ruajtjen e integritetit te Bosnje Hercegovines.

I derguari presidentit Escobar ka deklaruar se SHBA deshiron qe te gjitha shtetet e rajonit te angazhohen po ashtu ne iniciativen e Ballkanit te Hapur. Nderkaq ne takimin e Uashingtonit u diskutua per zgjerimn e sanksioneve kundër lidereve te Bjellorusisë deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ne takimit me Presidentin Joe Biden në Uashington.

Von der Leyen ka vënë në dukje se, sanksionet do të zbatohen si ndaj individëve ashtu edhe subjekteve personave e subjekteve mes tyre ministrin e jashtëm të Bjellorusisë si dhe ndaj linjës ajrore bjelloruse “Belavia”.

Shtëpia e Bardhë tha se të dy udhëheqësit diskutuan çështje që lidhen me ekonominë krijimin e një këshilli të përbashkët të tregtisë dhe teknologjisë SHBA-BE, ngrohjen globale si dhe çështje rajonale./KlanNews/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 21:14
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.