SHBA donacion për burgjet e Kosovës, dhurohen tabela elektronike, kamera sigurie, databaza dhe monitorë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 20:28

SHBA donacion për burgjet e Kosovës, dhurohen tabela elektronike, kamera sigurie, databaza dhe monitorë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar donacionin e radhës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Në njoftimin dërguar mediave bëhet e ditur se në donacion përfshihen tabela elektronike, kamera sigurie, databaza dhe monitorë të ndryshëm, përmes së cilëve zyrtarët korrektues nga Qendra Operative e Shërbimit Korrektues të Kosovës do të monitorojnë të gjitha qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit.

“Pranim-dorëzimi i donacionit u nënshkrua nga Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi dhe Drejtori i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Kosovë, Shawn Waddoups.

Donacioni do të ndikojë në rritjen e nivelit të sigurisë brenda dhe jashtë institucioneve korrektuese, ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e dukurive negative, e po ashtu edhe  përmirësimin e kushteve të punës së përditshme të zyrtarëve korrektues.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me donacionet e saj përmes INL & ICITAP ka mbështetur dhe po vazhdon  ta  mbështes zhvillimin e SHKK-së në ndërtimin e një sistemi të avancuar, të pavarur, të sigurt dhe të vete qëndrueshëm”, thuhet tutje në njoftim.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 20:28