SHBA godet grupet e mbështetura nga Irani në Siri

Desk
By Desk January 11, 2020 20:15

SHBA godet grupet e mbështetura nga Irani në Siri

Forcat e koalicionit anti-DEASH të kryesuara nga SHBA kanë kryer sulm ajror ndaj njësive të Hezbollahut të mbështetur nga Irani në rajonin Deirizor të Sirisë.

Avionët e koalicionit sulmuan disa elemente të grupeve terroriste të komanduara nga Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit të cilat mbështesin regjimin e Bashar al-Asadit.

Gjatë sulmit janë shkatërruar katër tanke të Hezbollahut në rrethin Ebulkemal, ndërsa po ashtu janë neutralizuar disa luftëtarë të armatosur.

Avionët e koalicionit po ashtu kanë intensifikuar edhe fluturimet e zbulimit mbi zonat ku gjenden grupet e mbështetura nga Irani.

Tensionet midis palëve në Siri janë rritur pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga një sulm amerikan në Bagdad.

Desk
By Desk January 11, 2020 20:15