Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Bota
  • SHBA-ja përsërit angazhimin për sigurinë e Izraelit

SHBA-ja përsërit angazhimin për sigurinë e Izraelit

Redaksia

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka përsëritur angazhimin e fuqishëm të SHBA-së për sigurinë e Izraelit. Blinken, gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gabi Ashkenazi, ka thënë se pret që të forcohen të gjitha aspektet e partneritetit SHBA-Izrael.

Në një deklaratë nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, u tha se të dy udhëheqësit diskutuan sfidat rajonale të sigurisë, ndihmën humanitare për popullin palestinez dhe normalizimin e marrëdhënieve me vendet me shumicë arabe dhe myslimane.

Vitin e kaluar, nën udhëheqjen e ish-presidentit, Donald Trump, SHBA-ja ndërmjetësoi nënshkrimin e marrëveshjeve për normalizimin e raporteve të Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Sudanin dhe Marokun.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ende nuk është fokusuar shumë në përfshirjen e më shumë vendeve në listë për normalizimin e raporteve me Izraelin.

Disa vende arabe duan të shohin zgjidhjen e mosmarrëveshjes së gjatë midis Izraelit dhe palestinezëve para se të bien dakord për një marrëveshje.

Blinken i tha ministrit Ashkenazi se izraelitët dhe palestinezët duhet të gëzojnë “masa të barabarta” të lirisë, sigurisë, prosperitetit dhe demokracisë, raporton Reuters.

Continue Reading

Previous: Italia, e izoluar për Pashkë
Next: Pas grumbullimit të ushtrisë ruse, Bideni i ofron përkrahje të palëkundur Ukrainës

Të ngjashme

thumbnail_joe-biden Biden: Shumë herët për të përmendur një sukses në negociatat me Iranin

Biden: Shumë herët për të përmendur një sukses në negociatat me Iranin

Redaksia
E4B2201F-4A9F-4E9D-AD41-14733547B194-780x470 U vaksinua pa radhë, ish-presidenti ndalohet të mbajë post për 10 vjet

U vaksinua pa radhë, ish-presidenti ndalohet të mbajë post për 10 vjet

Redaksia
Navalny_1-780x470 Zëdhënësja e opozitarit rus: Navalny po vdes

Zëdhënësja e opozitarit rus: Navalny po vdes

Redaksia

TË FUNDIT

De-Brujne-lendim Guardiola në panikë, lëndohet mesfushori me ndikim

Guardiola në panikë, lëndohet mesfushori me ndikim

thumbnail_joe-biden Biden: Shumë herët për të përmendur një sukses në negociatat me Iranin

Biden: Shumë herët për të përmendur një sukses në negociatat me Iranin

gy Gruaja e Michael Schumacher nxjerr në shitje vilën në Gjenevë

Gruaja e Michael Schumacher nxjerr në shitje vilën në Gjenevë

Hansi-Flik-1 Trajneri Italian gati të merr drejtimin e Bajern Munihut

Trajneri Italian gati të merr drejtimin e Bajern Munihut

kajmakovski-evrovizija-naslovnajpg-e1432059343980 Këngëtari maqedonas e akuzon ish bashkëshorten se i ka futur drogë në kafe

Këngëtari maqedonas e akuzon ish bashkëshorten se i ka futur drogë në kafe


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.