SHBA u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të jenë vigjilentë kundër dhunës së mundshme anti-amerikane jashtë vendit pas vrasjes së liderit të al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri.
Vdekja e tij mund të shtyjë mbështetësit e Al-Kaedës ose grupe të tjera të lidhura terroriste të synojnë objektet dhe personelin amerikan, tha Departamenti i Shtetit.
Zawahiri u vra nga një dron amerikan në kryeqytetin afgan, Kabul, të dielën, transmeton rtv21.tv.
Ai kishte ndihmuar në organizimin e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, ku humbën jetën gati 3000 njerëz.
Mjeku 71-vjeçar egjiptian mori drejtimin e Al-Kaidës pas vdekjes së Osama Bin Ladenit në vitin 2011.
Vrasja u konfirmua të hënën nga presidenti amerikan Joe Biden.
Qytetarët amerikanë inkurajohen fuqimisht të mbajnë një “nivel të lartë vigjilence dhe të praktikojnë vetëdije të mirë të situatës” kur udhëtojnë jashtë vendit