Sipas portalit “ABC7”, një burrë nga qyteti Sierra pasi u kthye në shtëpi gjeti ariun duke ngrënë pulën të cilën e kishte porositur më herët.
Një person në shtetin amerikan të Kalifornisë gjeti një ari në shtëpinë e tij duke ngrënë pulë të pjekur që e kishte porositur nga një zinxhir i ushqimit të shpejtë.
Sipas portalit “ABC7”, një burrë nga qyteti Sierra, pasi u kthye në shtëpi, gjeti ariun duke ngrënë pulën të cilën e kishte porositur më herët.
John Holden u tha gazetarëve se dera ishte e hapur kur u kthye në shtëpi dhe kur hyri brenda pa ariun duke ngrënë pulë në banakun e kuzhinës.
Duke shtuar se kishte arinj të tjerë brenda dhe jashtë shtëpisë, Holden tha se ai arriti t’i largonte arinjtë duke bërë zhurmë.
Ai theksoi se këto kafshë të egra i kishte takuar shumë herë më parë.
“Kam pasur shumë takime me ta më parë. Unë në fakt i kam hasur disa herë në oborrin e shtëpisë, por nuk kam hasur kurrë më parë diçka të tillë në shtëpinë time”, tha ai.
Siç tha ai, arinjtë “ia kanë kthyer shtëpinë përmbys”, duke shtuar se kafshët ndoshta nuk i kanë rezistuar aromës së ushqimit dhe për këtë arsye kanë hyrë në shtëpinë e tij.