Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Kosovë
  • SHBA: Serbia dhe Kosova të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden

SHBA: Serbia dhe Kosova të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden

Redaksia 2 vjet ago

Shtetet e Bashkuara po i nxisin Prishtinën dhe Beogradin të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden, tha në Tiranë, Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, transmeton Zëri i Amerikës.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin ndonjë rezultat të caktuar apo ndonjë pjesë të caktuar përbërëse të një marrëveshjeje të mundshme midis Kosovës dhe Serbisë.

“Çështja e kufijve mund po ashtu të jetë pjesë e kësaj, por nuk është elementi kryesor i marrëveshjes sado që ta imagjinojmë këtë. Ajo që është e rëndësishme për SHBA është që çfarëdo marrëveshjeje të ketë pronësi vendase, të jetë diçka që të dyja palët ndjejnë se mund ta mbështesin, të dyja palët besojnë se mbron interesat e tyre thelbësore, dhe ajo që kemi bërë ne është që i kemi nxitur palët të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden”, tha Palmer, transmeton VOA.

Këto komente, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, i bëri gjatë një takimi me gazetarë në Tiranë. Vizita e tij në Shqipëri bëhet në një periudhë të ndjeshme të përplasjeve politike mes pozitës dhe opozitës. Megjithatë, zyrtari i lartë amerikan tha se nuk kishte ardhur në Tiranë për të negociuar dhe as për të mbështetur një zgjidhje të caktuar, ndërsa pati takime me autoritetet më të larta të vendit që nga presidenti Ilir Meta, me kryeministrin Edi Rama dhe drejtuesit e opozitës.

“Prandaj do të nxisja partitë e opozitës që të kërkojnë mënyra për t’u riangazhuar në procesin politik, dhe mendoj se zgjedhjet lokale të qershorit janë mundësia më e mirë për ta bërë këtë sa më parë. Nëse ka një mundësi për dialog me qeverinë mbi reformat zgjedhore, mendoj se ata duhet ta ndjekin këtë mundësi”, u shpreh zoti Palmer.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Vuçiq: Për zgjedhjet në veri të Kosovës vendosin përfaqësuesit e serbëve
Next: Dugolli: Zgjedhjet në veri demantim që Kosova s’ka juridiksion atje

Të ngjashme

nata-e-zjarreve-1200x799 ​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

Redaksia 15 orë ago
k1-1 Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

Redaksia 1 ditë ago
Vjosa-Osmani-95018277172772727 Osmani për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem: Do të koordinohemi me SHBA-në

Osmani për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem: Do të koordinohemi me SHBA-në

Redaksia 2 ditë ago

TË FUNDIT

arben-fetai Fetai: Diplomacia është në vdekje klinike

Fetai: Diplomacia është në vdekje klinike

regjistrimi-i-diaspores-selami-procesi-po-zhvillohet-me-probleme-te-izoluara_60450eb839542 Regjistrimi i diasporës, Selami: Procesi po zhvillohet me probleme të izoluara

Regjistrimi i diasporës, Selami: Procesi po zhvillohet me probleme të izoluara

nata-e-zjarreve-1200x799 ​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

plevneliev2 Plevneliev: Qindra mijëra bullgar dhe shqiptarë janë vrarë nga regjimi i Titos

Plevneliev: Qindra mijëra bullgar dhe shqiptarë janë vrarë nga regjimi i Titos

aksident-750x380 Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.