Shefçoviç: Mbështetje prej të gjitha vendeve anëtare të BE-së për metodologjinë e re

Shefçoviç: Mbështetje prej të gjitha vendeve anëtare të BE-së për metodologjinë e re

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviç, në konferencën për shtyp pas Këshillit të sotëm të punëve të përgjithshme të BE-së, theksoi se të gjitha 27 vendet anëtare kanë dhënë mbështetje të plotë për metodologjinë e re të BE-së për negociata inkuadruese.

“Qasja e re u përshëndet nga të gjitha vendet anëtare, kam dëgjuar mbështetje prej të gjitha vendeve të cilat intervenuan”, deklaroi Shefçoviç.

Ai theksoi se në këshillin e sotëm është folur për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe për praninë më të madhe të BE-së në Ballkanin Perëndimor, zhvillimin ekonomik të rajonit dhe fokusin ndaj qeverisjes të së drejtës.

Sekretarja kroate e shtetit për Çështje Evropiane, Andrea Metellko-Zgombiq e cila kryesoi me këshillin e sotëm theksoi se për Kroacinë është i rëndësishëm procesi i revizionit të metodologjisë dhe hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të shkojnë paralelisht.

“Për Kroacinë e rëndësishme është dy proceset të ngelen paralele që të krijohen kushte për progres dhe të vijmë drejt marrëveshjes për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, do të jemi shumë aktivë në këtë fushë”, deklaroi sekretarja shtetërore.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Shkurt, 2020 20:04

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.