Shefi i diplomacisë gjermane Hajko Mas nesër në Shkup

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 17 Shtator, 2018 19:36

Shefi i diplomacisë gjermane Hajko Mas nesër në Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Federale të Gjermanisë, Hajko Mas, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Siç kumtoi MPJ, Mas vjen për vizitë kthyese në Maqedoni pas takimit me ministrin Dimitrov në Berlin dhe vetëm 10 pas vizitës historike të kancelares gjermane Angela Merkel më 8 shtator të këtij viti. Vizita, shtojnë nga MPJ, paraqet konfirmim shtesë së mbështetjes aktive dhe të qartë nga RF e Gjermanisë në drejtim të realizimit të qëllimeve tona strategjike – anëtarësim të plotfuqishëm në BE dhe në NATO.

Në takim, ministri Dimitrov dhe Mas do të shkëmbejnë mendime për zhvillimin për të ri të situatës së brendshme politike në Republikën e Maqedonisë, agjendën reformuese për BE dhe NATO, bashkëpunimin rajonal, si dhe për aktivitetet përgatitore të lidhura për realizimin me sukses së referendumit më 30 shtator.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 17 Shtator, 2018 19:36