Shehu: Në KSHZ nuk ka vend për politikë, mbrojmë votën e çdo qytetari

Desk
By Desk March 4, 2020 21:28

Shehu: Në KSHZ nuk ka vend për politikë, mbrojmë votën e çdo qytetari

Zëvendës kryetarja e komisionit shtetëror zgjedhor Ditmire Shehu e pyetur se sa vend ka politika në këtë komision , kur dihet që roli i tijë në garantimin e votës së lirë të qytetarëve është shumë I lartë thotë se politika nuk ka vend në KSHZ.

Pavarësisht se ne jemi të propozuar nga subjektet politike , dhe jo vetëm tek KSHZ-ja por në çdo institucion tjetër publik jam e mendimit se ai aty është për qytetaret në radhë të parë dhe jo për subjektet politike dhe për interesa personale. Andaj theksojë faktin se edhe ne si anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhorë jemi aty për të mbrojtur votën e çdo qytetari në radhë të parë.

Ndryshe deri tani unë nga momenti që jam pjesë e KSHZ-së deri tani kurrë nuk kam pasur presione dhe shantazhe nga subjekti politik që më ka propozuar në KSHZ thekson zonja Shehu.

Desk
By Desk March 4, 2020 21:28