Shekerinska: Anëtarësimi në NATO, jo dhuratë por meritë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 23, 2019 19:12

Shekerinska: Anëtarësimi në NATO, jo dhuratë por meritë

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinka, ka përshëndetur ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO nga Senati amerikan.

25 vende të Aleancës i kanë mbaruar procedurat e ratifikimit në parlamentet respektive dhe Shekerinska pret që një gjë e tillë të përfundojë në kohë edhe nga 4 shtetet e mbetura, Franca, Spanja, Holanda dhe Islanda. Shekerinska nuk pret vonesa nga Spanja, e cila për shkak të zgjedhjeve pritet që protokollin ta ratifikojë e fundit. Përkujton se të jesh pjesë e klubit “një për të gjithë” nuk është vetëm garanci për siguri, por edhe parakusht për hapjen e vendeve të reja të punës, mundësi që kompanitë vendore të jenë pjesëmarrëse në tregun e madh mbi të gjithë, edhe nëse je anëtarja më e re, do të thotë të jesh njësoj e barabartë me 29 anëtaret e tjera.

“Me sukses kemi realizuar një nga dy qëllimet më të rëndësishme strategjike të qytetarëve të këtij vendi, qëllim për të cilën flitej 30 vite, ndërsa tani po shohim se si hapërojmë drejt realizimit. Ky sukses nuk na ra nga qielli, nuk e morëm dhuratë, por e merituam dhe punuam për të. Detyra kryesore e çdo qeverie përgjegjëse është që vendin e saj të mbajë të sigurt”,- deklaroi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Shekerinska përmendi se para dy viteve e gjysmë shteti ishte i izoluar e në krizë politike, kritikoheshim për media të izoluara dhe institucione të kidnapuara, për frikë dhe pasiguri. Tani vendi ka rrugën të hapur drejt NATO-s, ka një plan për modernizim të forcave të armatosura sipas standardeve të Aleancës, si dhe rritjen e buxhetit dhe pagave në këtë sektor. Miqtë ndërkombëtarë, sipas saj, japin mbështetje të fuqishme në këtë drejtim. Qeveria është e përqendruar në zhvillim dhe integrim, nuk premtojmë kthim të historisë mbrapa, por perspektive për nesër, tha Shekerinska.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 23, 2019 19:12