Shekerinska dhe Burns: RMV ndër pesë vendet ku është aktivizuar 4SFAB

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 20:16

Shekerinska dhe Burns: RMV ndër pesë vendet ku është aktivizuar 4SFAB

40 instruktorë ushtarak të SHBA-së të ndarë në tre ekipe, do të trajnojn pjesëtarëttë Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë së vendit toën. Ambasadroja e SHBA-së, Kate Brns tha se ky është moment historik në mardhënjet e bashkëpunimit të mirë në fushën e mbrojtjes mes Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kjo është hera e parë që ushtria amerikane ka angazhuar brigadën për mbështetje të forcave evropiane në Evropë. Në procesin e të menduarit të udhëheqësve të lartë se ku të angazhohej më mirë brigada për të mbështetur forcat e sigurisë, nuk është çudi që një nga pesë forcat që ata zgjodhën ishte Maqedonia veriore. Kjo është një kohë vendimtare pasi ju të gjithë kaloni nëpër modernizimin dhe transformimin historik ushtarak për të përmbushur pikat e forta të NATO-s”, u shpreh ambasadroja e SHBA-së, Kate Brns.

Ministrja e Mbrojtes, Shekerinska tha që aftësitë që zotërojnë instruktorët ushtarak amerikan mundësojnë bashkëpunim afatgjatë dhe na japin forcë për të qenë edhe më të mirë.

“Aleatët tanë amerikanë jo vetëm që na mbështesin, por na motivojnë dhe na japin forcë dhe ambicie për të qenë edhe më të mirë. Jam e bindur se ky bashkëpunim do të përfundojë me sukses dhe se kurora e vërtetë do të jetë vlerësimi i NATO-s për këtë përbërje të rëndësishme”, theksoi ministrja e Mbrojtes, Radmilla Shekerinska.

Instruktorët e shteteve të Bashkuara në vendin tonë do të të qëndrojnë deri në fund të marsit./ Tvm2

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 20:16
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.