Shekerinska-Krakaçanov: Ndihmë nga Bullgaria për luftën kundër koronavirusit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 2, 2020 20:41

Shekerinska-Krakaçanov: Ndihmë nga Bullgaria për luftën kundër koronavirusit

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin bullgar të Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov, ku homologu i saj bullgar paralajmëroi ndihmë të drejtpërdrejtë në luftën kundër koronavirusit.

“Ministri Karakaçanov paralajmëroi ndihmë të drejtpërdrejtë nga Bullgaria në mbrojtjen e qytetarëve tanë nga përhapja e Kovid-19, si dhe mundësinë e përdorimit të kapaciteteve të tyre për raste emergjente”, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Gjatë bisedës, homologu bullgar e ka uruar ministren Shekerinska për anëtarësimin në NATO.

Të dy ministrat, qëndron në komunikatë, kanë shprehur mbështetje të ndërsjellë në luftën kundër pandemisë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 2, 2020 20:41