Shekerinska: Me Protokollin, edhe Ligji i Mbrojtjes

Shekerinska: Me Protokollin, edhe Ligji i Mbrojtjes

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska fton të gjithë deputetët t’i tejkalojnë interesat partiake dhe të mbështesin Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Ligjin për Mbrojtje, si kyçe për anëtarësimin e vendit në NATO dhe në BE.

Bashkë me ratifikimin e Protokollit për NATO, do ta kemi rregullativën e plotë ligjore që e bart Ligji për Mbrojtje. Në dy javët në vijim i bëjmë hapat kyçe për anëtarësimin tonë në NATO dhe BE. Ligji për mbrojtje dhe Ligji për Prokurorinë Publike janë test për secilin deputet dhe secilën parti politike, nëse vetëm flasin për BE dhe NATO apo janë realisht të përgatitur t’i mbështesin reformat pas së cilave qëndron si BE-ja ashtu edhe NATO-ja”-pohoi Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes.

Ndërkohë ambasadorja britanike, Rejçell Gallovej tha se vendi tashmë ka rol të fuqishëm në NATO dhe se me anëtarësimin e plotfuqishëm do të bëhet pjesë e strukturave vendim-marrëse.

Jemi të kënaqur që në prag të përmbushjes së qëllimit tuaj për anëtarësim në NATO, delegacioni ynë nga Brukseli është këtu që të ju ndihmojë të përgatiteni më mirë. Ne i mbështesim reformat transformuese që janë bërë dhe po bëhen dhe do të vazhdojmë të ju mbështesim edhe në të ardhmen”-tha Rejçell Gallovej, Ambasadore e Britanisë së Madhe.

VMRO-ja opozitare për shkak të ndryshimit të emrit të ARM-së kundërshton propozim ligjin për mbrojtje.

Anesa Saliu – Alsat

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Janar, 2020 15:32

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.