Shekerinska në Dibër: Kartelë vendore do të marrin edhe pensionistët me pensione të ulëta

Shekerinska në Dibër: Kartelë vendore do të marrin edhe pensionistët me pensione të ulëta

Sipas ritmit të rritjes së pagës minimale dhe duke marrë parasysh se gjatë epidemisë arritëm që pagën minimale ta ruajmë në nivel të njëjtë, qëllimin e kemi që paga minimale në periudhën e ardhshme katërvjeçare të rritet  në 20.000 denarë, deklaroi sot në Dibër bartësja e listës së kandidatëve të koalicionit “Mundemi” në NJZ 5 dhe zëvendëskryetare e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.

Ajo pasdite në Dibër është takuar me qytetarë, por edhe me një numër të madh të pronarëve të objekteve afariste, pas çfarë mbajti tribunë para selisë së degës së LSDM-së.

“Ju bëj thirrje të vazhdojmë me sukseset e arritura viteve të fundit që kur LSDM-ja është në pushtet. Deri në fitore, arsye dhe mirëkuptim, deri në mandat të pastër me të cilin mundemi të formojmë Qeveri dhe të zgjedhim ne me cilin do të koalicionojmë”, tha mes tjerash Shekerinska.

Në deklaratën për media ajo theksoi se qëllim i qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja do të jetë fokusimi në ekonomi të re zhvillimore, e cila do të krijojë punë më mirë të paguara.

Ajo theksoi se 2,2 miliardë euro do të kahëzohen në investime publike.

Bartësja e listës së koalicionit të udhëhequr nga LSDM në NJZ 5 potencoi se në paketën e katërt Qeveria parashikon kartela kreditore të cilat tani ishin në dispozicion në kategori të caktuara të qytetarëve të përfshijnë edhe dy grupe.

“Njëri grup janë persona të papunë të cilët nuk janë paraqitur çdo muaj në Agjencinë për Punësim dhe ata kanë mundësi të marrin kartelë kreditore. Kategoria e dytë do të jenë të gjithë pensionistët me pensione nën 15.000 denarë. Kjo do të thotë para shtesë te qytetarët por në të njëjtën kohë edhe mbështetje të prodhimeve vendore”, paralajmëroi Shekerinska.

Para të pranishmëve u prezantua edhe Mirnes Abazovski, i cili është kandidat për deputet në listëpn e koalicionit “Mundemi” në NJZ 5 nga Dibra.

Përndryshe, banorët e Komunës së Dibrës, në këto zgjedhje për herë të parë janë pjesë e NJZ 5. Deri më tani disa vendvotime ishin në këtë njësi, ndërsa shumica në NJZ 6.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Qershor, 2020 20:43

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

Marketing politik