Shekerinska në konferencën online në NATO: Ju falënderojmë për mbështetjen në këtë krizë

Desk
By Desk April 15, 2020 22:08

Shekerinska në konferencën online në NATO: Ju falënderojmë për mbështetjen në këtë krizë

Radmilla Shekerinska, Ministrja e mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut zhvilloi takim në distancë me ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Takimi është udhëhequr nga sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg. Tema kryesore e takimit ishte lufta kundër virusit korona.

“Kriza tregoi se anëtaret tona janë të përhershme dhe të bashkuara. Forcat tona të armatosura tashmë luajnë rol të rëndësishëm në mbështetjen e nismave të autoriteteve civile. Ashtu, gjatë shfrytëzimit të mekanizmave të NATO-s, aleatët i ndihmojnë njëri-tjetrit në shpëtimin e jetëve”, deklaroi Stoltenberg.

Shekerinska i falënderoi gjithë shtetet anëtare që kanë ndihmuar Maqedoninë e Veriut në luftën kundër virusit korona.

“Jemi falënderues që miqtë tanë nga SHBA-ja, Turqia, Republika Çeke, Norvegjia, Hungaria, Sllovenia, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Bullgaria dërguan ndihmë te ne në këtë krizë. Ndihma vlen shumë pasi është në kushte e rrezikut të përgjithshëm te të gjithë shtetet dhe i vë në test sistemet shëndetësore në gjithë botën”, tha Shekerinska.

Desk
By Desk April 15, 2020 22:08