Shekerinska: Nevojitet përforcim urgjent i kapaciteteve për menaxhim me krizat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 15:21

Shekerinska: Nevojitet përforcim urgjent i kapaciteteve për menaxhim me krizat

Na nevojitet përforcim i urgjent të kapaciteteve, sistemeve dhe procedurave rajonale për menaxhment të krizës. Kemi mekanizma, kemi mjete, por të gjithë ata mund të përdoren më efikas. Kemi vendosur mekanizma madje edhe për shkëmbim të informacioneve. Morëm përvojë edhe nga puna e përbashkët në teren. Kemi edhe kanale për shkëmbim të leksioneve dhe praktikave më të mira të mësuara, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në fjalimin hyrës para Takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore anëtare të iniciativës SEDM(South-Eastern Europe Defence Ministerial Meeting).

Takimi i sotëm, siç tha ministrja, është konfirmim direkt për interes të përbashkët të krijojmë dhe të zhvillojmë miqësi, t’i përforcojmë jo vetëm kontaktet dhe njohuritë personale, por edhe që t’i përforcojmë lidhjet e tona institucionale dhe besimin ndërmjet neve.

“Sot jemi këtu të japim përgjigje, si liderë të cilët duhet ta tregojnë rrugën e bashkëpunimit dhe unitetit, si liderë të cilët do të hedhin hap dhe ta hedhin hapin i cili me të vërtetë do të japë rezultate. Siç thonë “rruga më e vështirë fillon pikërisht me hapin e parë”. Ta bëjmë këtu dhe tani të tregojmë se pikërisht në sektorin e mbrojtjes në Evropën Juglindore i kemi mësuar leksionet historike dhe se e kemi kaluar testin e të gjitha sfidave të ardhshme”, porositi Shekerinska.

Prosperiteti i një vendi, tha Shekerinska, siguria dhe e ardhmja e tij varen nga aftësia e kreatorëve të politikës që të bëjnë vizion për të ardhme afatgjate, t’i parashikojnë ngjarjet afatshkurte dhe t’i shfrytëzojnë këto projeksione të mendojnë për çështje të ndryshme, duke u nisur nga buxheti, planifikimi, mbrojtja, por gjithashtu edhe strategjia e madhe.

“Nuk është fshehtësi nëse qeveritë duhet të reagojnë në kohë krize, ata duhet të reagojnë shpejtë sepse problemet shumë shpesh rriten në mënyrë shumë eksponenciale. Kjo nënkupton se është shumë me rëndësi të ketë veprim të hershëm, ndërsa çdo shtyrje ka pasoja katastrofale. Ato duhet gjithashtu të jenë të përshtatura, të veprojnë me mençuri, por përbërja e tretë e cila duhet sot hollësisht ta shqyrtojmë ajo është element i cili mundet shumë ta lehtësojë dhe të bëjë më efikas menaxhmentin e krizës, e ai është potenciali për aleanca, bashkëpunim rajonal dhe miqësi dhe partneritete të vërteta ndërmjet nesh”, theksoi Shekerinska.

Ajo i falënderoi të gjithë të cilët ofruan dhe siguruan ndihmë kur vendi ishte goditur nga zjarret.

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Bullgarisë dhe kryesues i SEDM Pllamen Hristov Jordanov i numëroi qëllimet në të cilat do të përqendrohet presidenca. Më së pari, siç tha, është avancimi i mirëkuptimit, besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet vendeve anëtare të SEDM.

Edhe krahas asaj se pandemia ende nuk ka përfunduar, tha ai, mund të konfirmojmë dhe të shohim se ushtria në fakt përfaqëson element kyç në luftën kundër pandemisë.

“Ne ende po mësojmë çdo ditë, por shpresoj se do të kujtojmë mësimet e para që kemi nxjerrë tashmë nga kjo krizë, e kjo është se ne kemi nevojë për më shumë solidaritet, kemi nevojë për solidaritet mes shoqërive tona dhe brenda shoqërive tona. Jam i bindur se iniciativa do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin dhe besimin tonë në periudhën e ardhshme dhe në vitet në vijim dhe shpresoj dhe jam i bindur se do t’i përballojmë me sukses sfidat”, përfundoi Hristov Jordanov.

SEDM përfaqëson proces të bashkëpunimit ndërmjet ministrive të Mbrojtjes në Evropën Juglindore (EJL). Vende anëtare të SEDM janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Gjeorgjia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia, Ukraina dhe SHBA-ja, ndërsa Moldavia është vend vëzhgues.

Qëllimi themelor i iniciativës është avancimi i stabilitetit dhe sigurisë në Evropës Juglindore përmes zhvillimit të bashkëpunimit ushtarak – politik

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 15:21
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.