Shekerinska: Presim fillimin e plotë të negociatave me BE-në

Desk
By Desk May 7, 2020 19:30

Shekerinska: Presim fillimin e plotë të negociatave me BE-në

Krahas situatës me pandeminë, zv kryeministrja Radmilla Shekerinska beson se Bashkimi Europian brenda këtij viti do t’i fillojë negociatat paraqasëse me Maqedoninë e Veriut.

“Para 5 apo 10 vitesh për ne do të ishte i rëndësishëm samit ku do të pëmendej termi zgjerim. Tani termet “zgjerim” dhe “negociata paraqasëse”, janë vec më pjesë e konkluzave të BE-së, lidhur me Maqedoninë e Veriut. Kishte shumë skeptikë, dhe njerëz sidomos opozita e vendit të cilët pohonin se nuk ka gjasa që Maqedonia e Veriut t’i fillojë bisedimet, por megjithatë BE-ja tregoi që në momentet më të vështira, e ajo ishte fundi i marsit, kur epidemia u bë problemi numër një në botë, mundën të arrijnë një konsensus të plotë dhe të marrin vendim për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë” – deklaroi zv.Kryeministrja e RMV-së, Radmilla Shekerinska.

Borisov: Mos parashtroni kushte të pamundshme

Ndërkohë integrimin e RMV-së në BE pas samitit në Zagreb e ka komentuar edhe kryeministri bullgar Bojko Borisov. Teksa ai ka përkujtuar se Bullgaria e para ka mbështetur antarësimin në NATO, ka shtuar se tanimë i kanë treguar kushtet Maqedonisë së Veriut që të pranohet në BE.

“Çfarë t’u themi në fund, se jemi maqedonas? Ne i duam, i respektojmë dhe do t’u kisha dhënë këshillë më vëllazërore -të mos parashtrojnë kushte të pamundshme”, ka thënë Borisov njofton BGNES. (TVM2)

Desk
By Desk May 7, 2020 19:30