Shekerinska: Vota për Stevon është votë për progres të sigurt

Desk
By Desk 5 Prill, 2019 21:47

Shekerinska: Vota për Stevon është votë për progres të sigurt

Zëvendëskryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska ishte sot në mesin e qytetarëve të komunës së Ilindenit, përcjell FLAKA.

Siç është informuar nga partia, në takim me qytetarët është diskutuar mbi politikat aktuale pozitive ekonomike, perspektivat euroatlantike, si dhe mundësitë për të rinjtë që sjellin anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE.

“Të rinjtë janë e ardhmja jonë dhe për këtë arsye investimi në to është një investim në të ardhmen tonë, një investim për të gjithë ne, për një të nesërme më të mirë. Përafrimi i vendit tonë drejt NATO-s dhe BE-së ka sjellë përfitime të shumta për qytetarët që tashmë ndjehen dhe duke u bërë anëtare e plotë e NATO-s dhe pjesë e BE-së, ato do të intensifikohen”, tha Shekerinska.

Ajo kërkoi mbështetje të madhe për Pendarovskin nga qytetarët e pranishëm në zgjedhjet presidenciale:

“Stevo është një garanci se do të vazhdojmë të ecim përpara drejt BE-së dhe NATO-s, drejt progresit dhe zhvillimit. Vota për Stevo është votë për përparim të sigurt, votë për unifikim dhe pajtim, votë për një të ardhme të përbashkët të sigurt dhe votë për zhvillimin më të shpejtë të rrugës drejt BE dhe NATO”, tha Shekerinska. FLAKA

Desk
By Desk 5 Prill, 2019 21:47