Shenjë mbrojtëse e rajonit të Mavrovës, pa dyshim se është edhe Kisha Ortodokse shqiptare “Shën Kolli“ e zhytur në liqenin artificial të Mavrovës, e cila herë herë e mbulon deri në çati me çdo ardhje të ujit, shkruan Flaka. Në edicionin “Special Coverage”, Flaka sjell pamje ekskluzive nga brenda e objektit.
Është një Kishë e dalur në pah prej dy vitesh me tharrjen e pjeshme të liqenit të Mavrovës. Objekt u ndërtua në vitin 1850 por me ndërtimin e sistemit hidrik dhe kirjimin e liqenit, objekti kishtar u mbulua nga ujti.
The Washington Post shkruan për Kishën Shën Kolli. Kjo Kishë kryesonte listën e objekteve të braktisura kishtare në nivel të Botës.
Për këtë objekt, nuk ka shumë të dhëna. Asgjë tjetër e shkruar për Shën Kollin e Mavrovës. Kjo të shtyn të besosh se dikush me qëllim ka dashur të fshijë gjurmët shqiptare të kësaj Kishte dhe dhjetëra të tjerave në Zonën e Rekës.
Sipas informacioneve burimore, kjo Kishë mendohet të jetë shqiptare, dhe për këtë qëllim pati këtë fat.
“Kjo kishë është ndërtuar me material të shtenjtë e të fortë, kanë kaluar 70 vite nën ujë dhe askush nuk është kujdesur pëveç Zotit dhe ende është në këmbë”, shprehet historiani Nevzat Bejta.
Kjo dhe shumë objekte të tjera kishtare në rajonin e gjerë të Rekës u tjetërsuan. Fatin e tillë e Manastori Shën Bigori që u përfshi nga flakët në pjesën e Bibliotekës, me çka, shumë dokumentacione në gjuhën shqipe u shkruman. Ky manastir ishte një prej manastireve më të vjetra shqiptare që kishte mbet gjallë në këto hapësira.
“Biblioteka e këtij manastiri ishte një pasuri e rrallë me dorëshkrime unikale që tashmë u zhdukën plotësisht. Me to përpiqet të humbet historia arbërore”, thotë historiani Skënder Hasani.
Sipas tij, Biblioteka e këtij manastiri ishte një pasuri e rrallë me dorëshkrime unikale që tashmë u zhdukën plotësisht. Me to përpiqet të humbet historia arbërore.
Me djegien e manastirit Shën Jovan Bigorski, ose siç e quajnë historianet shqiptare, Shën Jovan Mbiguri, jane djegur edhe shume dokumente te rëndësishme per historine shqiptare.
“Gjithçka është bërë me qëllim për të zhdukur këtë pjesë të historisë së Kishës shqiptare”, thotë historiani Nebi Dervishi.
Në arkivin shtetëror të Maqedonisë janë disa nga dokumentet më të reja që tregojnë se Kisha Shën Jovan Bigori, ose Shenjt Jovan Bigori, siç shkruhet në këto dokumente deri në vitin 1945 ka qenë nën kompetencat e kishës autoqefale shqiptare.
Letërkëmbimi midis Kryetarit të kishës ortodokse shqiptare për Rekën e Epërme, Peco Novaku me Kishën Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë është bërë në gjuhën shqipe, ndërsa festat kombëtare, si 28 nëntori – Dita e shpalljes së pavarësisë është festuar në manastirin Shën Jovan Bigori.
Në dokumentet arkivore tregohet se manastiri ka qenë në juridiksionin e Kishës Autoqefale Shqiptare deri ne vitin 1945. Manastiri i djegur daton qe ne vitin 1020, ndërsa deri ne fillim te 1945 meshat janë mbajtur ne gjuhen shqipe.
Në Kosovë ekzistojnë 11 kisha me këtë emër, ndërsa në Shqiperi emrin Shën Kolli mbajnë tre kisha.
Argument që Kisha Shëni Kolli është Kishë ortodokse shqiptare janë shkallët në dyert hyrëse. Për shkaqe sigurie, Kishat shqiptare janë ndërtuar me disa shkallë zbritëse poshtë sipërfaqes së tokës.
Zvogëlimi i nivelit të ujit në liqenin e Mavrovës, prej dy vitesh, ka bërë Kisha të del mbi sipërfaqen e tokës.
Liqeni i Mavrovës ndodhet në rajonin e Mavrovës, i emëruar me emrin e fshatit Mavrovë.
Në Mavrovë, kanë jetuar shqiptarë dikur ortodoksë dhe myslimanë, por me kalimin e kohës u asimiluan në maqedon.
Mavrova është një destinacion për turistët gjatë gjithë vitit, për shkak të qendrës së saj të skijimit, parkut kombëtar dhe liqenit.
Deri në vitin 1947 në vendin e liqenit artificial të sotëm ishte lugina e Mavrovës përmes të cilit rrjedh lumi Mavrovë. Lugina filloi të mbushej me ujë dhe në vend të saj u krijua liqeni i Mavrovës.
Për furnizimin me ujë të këtij akumulacioni janë sjellë edhe ujërat e shumë burimeve nga Mali Sharr, përmes një kanali të hapur me dhjetëra kilometra të gjatë.
Liqeni i Mavrovës e ka mbushur me ujë fushën e dikurshme të Mavrovës. Sot ka katër fshatra në brigjet e tij, edhe atë: Mavrovë, Hanet e Mavrovës, Nikiforovë dhe Leunovë.
Mavrova është një nga zonat turistike kryesore në Maqedoni së bashku me Ohrin, Prespën, Dojranin, Kodra e Diellit (Malet e Sharrit), Pelister dhe Krushevë. Liqeni i Mavrovës është ndërtua për shfrytëzimi e ujërave të lumit Radika dhe lumit të Mavrovës, me qëllim të prodhimit të energjisë elektrike.