Shënohen 54 raste të reja, numri i të prekurve me Covid-19 shkon në 908

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 11:40

Shënohen 54 raste të reja, numri i të prekurve me Covid-19 shkon në 908

Prej gjithsej  710 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe 54 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 13 raste, Kumanovë 25, Shtip 1, Prilep 10, Tetovë 1, Veles 2, Gostivar 1.

Me rastet e fundit numri i personave të prekur virusin korona në vendin tonë shkon në 908.

Ashtu edhe siç raportoi Alsat më herët, gjatë 24 orëve të fundit 6 pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë. Katër viktima janë regjistruar  në Klinikën Infektive në Shkup dhe dy viktima në Spitalin e Qytetit “8 shattori”. Dy viktima janë nga Kumanova, një nga Prilepi, dy nga Struga dhe një nga Velesi. Me viktimat e fundit në vendin tonë, numri i rasteve me Covid-19 që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 44.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 11:40