24 majin, ditën e shenjtorëve Shën Kirili dhe Metodi, sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, Maqedonia e Veriut e pret më me krenari, pasi tashmë gjuha maqedonase është e barabartë me të gjitha gjuhët e tjera që fliten në Bashkimin Evropian. Kovaçevski shtoi se qeveria morri vendime të vështira dhe të guximshme, me të cilat fillimisht siguruam kufijtë territorialë përmes anëtarësimit në NATO, e më pas forcuam dhe mbrojtëm gjuhën dhe identitetin përmes fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian.
“Fuqishëm jemi të përkushtuar të vazhdojmë këtë rrugë evropiane, të sigurohemi se cilësinë e jetesës evropiane do ta kemi këtu në shtëpi, të përkushtuar jemi që të japim zë për Evropën që të sigurojmë kushte, që të rinjtë, njerëzit, të jetojnë, mësojnë, punojnë në vendin e tyre të lindjes. Të ketë kush të flet, të shkruaj dhe të krijon në gjuhën amëtare maqedonase, sot dhe gjithmonë në të ardhmen. Këtë 24 maj, ditën e shenjtorëve sllavë, Shën Kirili dhe Metodi dhe dita e shkrim-leximit sllav e presim me krenari për shkak se gjuha maqedonase standarde, gjuha jonë zyrtare është e pranuar dhe është i pranuar në mënyrë të barabartë në BE.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Mickovski: Qeveria e heshtur ndaj provokimeve
Përderisa Kovaçevski lëvdrohet për avansim të gjuhës maqedonase, kreu i opozitës Mickovski shfrytëzoi këtë ditë për të reaguar zëshëm ndaj poitikave të Bullgarisë që mohon çdo lidhshmëri të maqedonasve me shenjtorët Kirili dhe Metodi. Mickovski me kritika edhe për zyrtarët shtetërore se po qëndrojnë indiferent përballë proovokimeve bullgare.
“Prej atyre politikave të tyre mohuese jo vetëm që nuk ka ndonjë mbështetje historike, por çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë se nuk ka themel në të cilën mbështetet kjo maqedonia e jonë dhe populli ynë të cilin dëshirojnë fuqishëm ta dridhin. Por ajo që nuk më le të jem indiferent është që qeveritarët tanë mbeten të heshtur në lidhje me shumë shigjetave helmuese dhe propagandave tëfqiut tonë lindor dhe këtë nuk guxojmë ta lejojmë të ndodh para syve të gjithë Evropës, në ardhmërinë e popullit tonë dhe Maqedonisë, themelet e të cilave janë të rrezikuara.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Pendarovski: Ditë e rëndësishme për popullin tonë
Ndërkohë presidneti Pendarovski uroi ditën e iluministëve “Kirili dhe Metodi” duke e cilësuar si ditë të rëndësishme për popullin maqedonas dhe jo vetëm.
“Duke vendosur themelet e shkrim-leximit të popujve mbarësllovenë, shenjtorët Cirili dhe Metodi bënë një vepër që u siguroi atyre statusin e shenjtorëve në kishë, por edhe një vend të pashlyeshëm në historinë botërore. Falë punës së tyre, ne maqedonasit, si pjesë e familjes së kombeve sllave, kemi mundësinë dhe bekimin që të zhvillojmë kulturën, artin, arsimin dhe shkencën tonë në gjuhën tonë amtare.”, thuhet në urimin e presidenetit Pendarovski.
Ahmeti: Ta ruajmë artikulimin e gjuhës maqedonase
Këtë festë e uroi edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, duke theksuar se bashkërisht duhet të marrim përsipër të ruajmë artikulimin ndërkombëtar të gjuhës maqedonase.
“Në frymën e shoqërisë multietnike që po ndërtojmë së bashku, le të kujtojmë në këtë ditë të rëndësishme se bashkërisht marrim përsipër obligimin që ta ruajmë, ushqejmë dhe avancojmë artikulimin ndërkombëtar të gjuhës maqedonase në të njëjtën mënyrë siç bëjmë për veçantinë e identitetit maqedonas.”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
24 maji në Maqedoni të Veriut shënohet si dita e shënjtorëve mbarëslloven “Kirili dhe Metodi”. Kjo ditë për herë të parë në Maqedoni u shënua në vitin 1860.