Sheqerinska: Do të bëjmë gjithçka që të gjejmë zgjidhje…
Do të bëjmë gjithçka që të gjendet zgjidhje, por në asnjë mënyrë në llogari të çështjeve për të cilat kemi thënë se janë linjat tona të kuqe, ndërsa këto janë gjuha dhe identiteti maqedonas, porositi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. “Dëshirojmë zgjidhje e cila do të jetë e qëndrueshme dhe e dobishme për të dyja vendet. Çfarëdo qoftë zgjidhje e cila prek në këto çështje, do të jetë arsye për mosbesim shtesë, e jo arsye për energji dhe besim të ri në marrëdhëniet midis nesh dhe Bullgarisë”, tha Shekerinska.
Në konferencë për shtyp në Qeveri, Shekerinska potencoi se në përgjithësi të gjithë në Qeveri janë optimistë se do të gjendet zgjidhje, por shtoi se nuk dëshiron të parashikojë sepse që të tejkalohet një kontest nuk janë të mjaftueshme vetëm optimizmi dhe vullneti i mirë i njërës palë, por vullnet, dëshirë dhe aktivitet i të dyja palëve. “Si anëtare e Qeverisë punoj, shpresoj dhe mundohen të kontribuoj me aksione dhe propozime të caktuara që sa më shpejt të gjejmë zgjidhje për këto dilema për të cilat Bullgaria publikisht një kohë të gjatë i bën të ditur”, tha Shekerinska.
Lidhur me atë nëse në takimin e ardhshëm të ministrave të NATO-s do të bisedojë me kolegun e saj bullgar Karakaçanovin, Shekerinska tha se ka dashur këtë ta bëjë edhe në takimin e fundit të ministrave, por për fat të keq Karakaçanovi nuk ka marrë pjesë në atë takim.