Shërbimet e telekomunikacionit ndërpriten plotësisht në të gjithë Rripin e Gazës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Dhjetor, 2023 22:44

Shërbimet e telekomunikacionit ndërpriten plotësisht në të gjithë Rripin e Gazës

Kompania palestineze e telekomunikacionit (PalTel) ka bërë të ditur se të gjitha shërbimet e komunikimit dhe të internetit në Rripin e Gazës janë ndërprerë plotësisht, transmeton Anadolu.

Kompania PalTel tha se shërbimi i telekomit u ndërpre për shkak të shkëputjes së elementeve kryesore të rrjetit në dritën e bombardimeve të vazhdueshme izraelite në të gjithë Gazën.

Më herët, PalTel tha se shërbimet e telekomit në Qytetin e Gazës dhe në pjesën veriore të Rripit të Gazës u humbën për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite, duke theksuar se ekipet e saj teknike po përpiqen të rivendosin shërbimet.

Kjo është hera e katërt nga 7 tetori që shërbimet e telekomit në të gjithë enklavën e rrethuar po ndërpriten.

Të premten, Izraeli rifilloi ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës pas përfundimit të një pauze humanitare 1-javore me grupin palestinez Hamas.

Të paktën 15.899 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 42 mijë të tjerë janë plagosur në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavë që nga 7 tetori pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi.

Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë në sulmin e Hamasit është 1.200.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Dhjetor, 2023 22:44

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare