Shtetasit e huaj, të cilët do të duan të mjekohen në institucione shëndetësore publike, për shërbimet shëndetësore do të paguajnë njëjtë sikurse qytetarët e vendit, të cilët nuk kanë sigurim shëndetësor, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Sqarimi vijon pas shpërndarjes së vendimit nëpër institucione shëndetësore. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shtetasve të huaj u mundësohet të zgjedhin midis klinikave shtetërore dhe atyre private, me ç’rast shëndetësia shtetërore bëhet konkurrente në treg.
“Qytetarët maqedonas të cilët nuk kanë sigurim shëndetësor do të paguajnë çmim të njëjtë me të huajt, pasi që bëhet fjalë për shërbim privat. Kjo do të thotë se qytetarët të cilët paguajnë sigurim shëndetësor s’do të jenë në pozicion që t’ua paguajnë tatimin shtetasve të huaj. Kjo më herët ka funksionuar në disa klinika shtetërore dhe tani iniciativa po shtrihet edhe në klinika të tjera.”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
VMRO: Autoritetet, prioritet kanë shtetasit e huaj
Vendimi i tillë është kritikuar nga VMRO – DPMNE, të cilët thonë se sektori i shëndetësisë është vënë në margjinat dhe asnjëherë nuk ka qenë prioritet i kësaj Qeverie.
“Autoritetet, edhe pse pa zgjidhje për problemet tona të cilët paguajnë sigurim çdo muaj pa dallim se a shfrytëzojnë apo jo shërbimet shëndetësore, vendosën që më shumë të kujdesen për personat e shteteve të tjera të paguajnë për shërbime, sikurse shtetasit e Maqedonisë. Është e paqartë se sa kjo masë do t’i kushtojë shtetasit maqedonas dhe si do të sigurohen ato para në shëndetësinë e vendit dhe si pacientët maqedonas do të mjekohen në shëndetësi.”, – theksoi Igor Nikollov nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-së, shëndetësia po mbahet gjallë me ca donacione, investime nga kreditë, mungesë të kuadrit, ndërkaq Qeveria po bën pazare politike gjatë përzgjedhjes së drejtorëve.