Shërohen 36 persona, 6 viktima dhe 22 raste të reja me Covid-19

Desk
By Desk April 28, 2020 14:41

Shërohen 36 persona, 6   viktima dhe 22 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 36 pacient të shëruar nga Covid-19.

Sipas qyteteve: Shkup-19, Kumanovë-1, Prilep-4, Tetovë-1, Strugë-1, Gostivar 1. Tashmë në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 589 persona.

Në Spitalin “8 shtatori” kanë ndërruar jetë tre persona, dy pacient nga Shkupi të moshës 75 dhe 58 vjeçe që janë pranuar në spital me 26 prill dhe një paciente nga Tetova në moshën 58 vjeçe, e cila është pranuar në spital me 12 prill.

Para dy dite, në Klinikën e Onkologjisë ka ndërruar jetë edhe një 71 vjeçare nga Shkupi, rezuëltati i të cilës ka arritur gjatë ditës së djeshme.

Numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë shkon në 71.

Desk
By Desk April 28, 2020 14:41