Shërohen 69 pacientë , konfirmohen 29 raste të reja me CoVid-19

Desk
By Desk May 1, 2020 16:16

Shërohen 69 pacientë , konfirmohen 29 raste të reja me CoVid-19

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 69 pacientë të shëruar nga koronavirusi dhe atë në Shkup-18, Kumanovë-36, Dibër-1, Shtip-1, Veles-10 dhe në Gjevgjeli-1.

Janë konfirmuar 29 raste të reja të Kovid-19 dhe atë në Shkup-11, Kumanovë-4, Prilep-3, Tetovë-2, Veles-6, Koçan-3.

Numri i tërësishëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në  vend arrin 1.494. Prej tyre, 807 janë shëruar, ndërsa 81 kanë vdekur. Për momentin  numri i rasteve aktive  arrin 606.

“Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje fibrile kanë vdekur dy persona nga Prilepi,  pacientja e moshës  55 vjeçare që ka qëndruar në Klinikën nga 24 prilli dhe  një pacient 87 vjeçar i cili ka qëndruar në Klinikë nga 27 prilli, dhe të dy me formë të rëndë  të sëmundjes dhe dobësisë respiratore. Instituti ka regjistruar edhe një person të vdekur në Prilep,  grua e moshës 69 vjeçare, pozitive me koronavirus, ka vdekur në shtëpi. Në SPQ “8 Shtatori” vdiq një pacient nga f. Zërnovc (Koçan) në moshën 62 vjeçare, i cili ka qenë në shërim spitalor nga 21 prilli”, cituan nga Ministria.

Informojnë se 362 testet e bëra janë përmes: ISHP-285, Veterinar f-tet-11, Avicena-9, Biotek-26, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev)-0, Sistina me PRC metodë-21 dhe ASHAM-10.

Deri tani në vend janë bërë  gjithsej 16.798 teste të Kovid-19.

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje fibrile janë pranuar dy pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 48. Në oksigjen  janë 27, ndërsa në ventilim mekanik është një pacient.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar tre të rinj, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 26 pacientë. Prej tyre katër pacientë  janë në aparat respirator dhe tre të tjerë  me pasqyrë më të rëndë klinike.

Në spitalin e Manastirit shërohen  katër pacientë, ndërsa në shërim shtëpiak ndiqen tre. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar dy pacientë, ndërsa katër të tjerë ndiqen në shërim shtëpiak. Në repartin infektiv në Prilep, Veles, Kumanovë, Ohër, Gostivar dhe Tetovë janë hospitalizuar gjithsej 44 raste pozitive të Kovid-19.

Desk
By Desk May 1, 2020 16:16