SHGM dhe SPGPM: Reagimi i “Axhibadem Sistina” ndaj IRL-së paraqet presion ndaj gazetarëve dhe përpjekje për censurim

SHGM dhe SPGPM: Reagimi i “Axhibadem Sistina” ndaj IRL-së paraqet presion ndaj gazetarëve dhe përpjekje për censurim

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dënojnë komunikimin e pashembullt të “Axhibadem Sistina” me gazetarët nga platforma për gazetari hulumtuese “IRL.mk” me rastin e storjes së tyre për COVID-19 me titull “Përfitimi nga pandemia ose përkujdesje për bashkësinë: Ana tjetër e storjes për testet për KOVID-19”, е publikuar më 28 Mars 2020.

Si palë e interesuar në tekst, “Axhibadem Sistina” ka dërguar një reagim tek redaksioni i IRL-së, që paraqet e drejtë e tyre legjitime, por problemi në këtë kërkesë është se ato kanë fyer dhe ofenduar gazetarët që kanë punuar në këtë storje, madje duke mos pasur argumente të mjaftueshme në reagimin e tyre ato kanë kërkuar falje publike dhe teksti i “IRL.mk” të tërhiqet nga interneti.

SHGM dhe SPGPM janë të mendimit se kjo qasje e “Axhibadem Sistina” është e papranueshme. Me këtë mënyrë të komunikimit me mediumin, ata në mënyrë të drejtpërdrejtë janë përpjekur të dëmtojnë kredibilitetin e gazetarëve dhe janë përpjekur t’i diskreditojnë ato, në vend që të argumentojnë kritikat e drejtuara ndaj tyre.

Për më tepër, një komunikim i tillë nga “Axhibadem Sistina” padyshim që mund të interpretohet si presion ndaj redaksisë së “IRL.mk” dhe është një përpjekje e drejtpërdrejtë për censurë që është absolutisht e palejueshme në një shoqëri demokratike sidomos kur bëhet fjalë për tema me interes më të gjerë publik.

I sugjerojmë “Axhibadem Sistina” se në të ardhmen kur mendojnë se ndonjë medium ka raportuar në mënyrë joetike, në vend që të japin interpretimet dhe kualifikimet e tyre dhe të fyen gazetarët dhe t’i kërcënojnë me padi, ata mund të paraqesin ankesë në Këshillin për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM) ose në Këshillin e Nderit në SHGM si dy organe vetërregulluese në Maqedoninë e Veriut.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Mars, 2020 22:02

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.