Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • SHGM: Gazetarë dhe punonjës mediatikë mbi 40 vjeç mund të paraqiten për vaksinim

SHGM: Gazetarë dhe punonjës mediatikë mbi 40 vjeç mund të paraqiten për vaksinim

Redaksia

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) informon se thirrja për vaksinim të gazetarëve dhe punonjëse mediatik është plotësuar dhe mund të aplikojnë edhe personat mbi 40 vjeç.

“Përveç njoftimit të mëparshëm për vaksinimin e gazetarëve dhe punonjësve mediatik në territorin e vendit, hapet mundësia të aplikojnë edhe personat mbi 40 vjeç”, thuhet në kumtesën e SHGM-së.

Nga Shoqata informojnë se aplikimi do të bëhet përsëri përmes redaksive, të cilat duhet të dorëzojnë listë në e-mail:  vetëm duke dërguar një formular të plotësuar të cilin mund ta shkarkoni ose në bashkëngjitje të këtij emaili.

Afati i fundit për dorëzimin e formularit është deri sonte në ora 20.00.

Kushtet e reja janë: gazetarët e sëmurë kronikë dhe punonjësit mediatikë ose gazetarë dhe punonjës mediatikë mbi moshën 40 vjeçare, të cilët janë më të ekspozuar ndaj virusit – duke punuar në terren ose duke pasur regjistrime të shpeshta në studio.

“Do të pranohen kërkesat që dërgohen ekskluzivisht në këtë formular, në të cilën duhet të shënohet personi përgjegjës për kontakt nga redaksia. Lidhur me terminin dhe lokacionin e vaksinimit, aplikantët do të kontaktohen nga një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë ose një përfaqësues i organizatave gazetareske”, theksojnë nga SHGM

Siç shpjegojnë ata, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të mediave që nuk janë përfshirë në këtë grup do të përfshihen në fazën e dytë të vaksinimit, e cila është paralajmëruar për në fund të prillit.

Continue Reading

Previous: VMRO përplaset për emrat e rrugëve
Next: DAP-i filloi me dorëzimin e Fletëparaqitjes tatimore vjetore për tatimin e të ardhurave personale

Të ngjashme

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Redaksia
pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Redaksia
2-18 BILD: Thaçi 1 do të lë pasardhës të PDSH-së Thaçin 2?

BILD: Thaçi 1 do të lë pasardhës të PDSH-së Thaçin 2?

Redaksia

TË FUNDIT

auto_received_4151642265738071618138088 Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

ora-policore-1 Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Shkup, 140 sanksione trafiku, 78 për vozitje të shpejtë

Selamiii-780x470-1-696x419 Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

Selami për regjistrimin: O humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!

covidi-kosove-442x249 Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

Brenda 1 dite janë shtruar 65 pacientë në spitalet CoVid

pajtim Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!

Pajtim Thaçi tashmë ka bërë hapin e parë në politikë?!


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.