Shikoni super golin e Enis Bardhit në ndeshjen RMV-Itali | VIDEO

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shtator, 2023 23:12

Shikoni super golin e Enis Bardhit në ndeshjen RMV-Itali | VIDEO

Enis Bardhi shënon golin e barazimit në Shkup, në stilin e tij, nga goditja e lirë. Në minutën e 80-të të takimit në stadiumit “Todor Proeski”, mesfushori shqiptarë dërgoi një predhë të vërtetë në portën e Italisë, duke mos lënë asnjë hapësirë për intervenim edhe për portierin me nam, Xhanluixhi Bunfon.

Goli i Bardhit, ngriti në këmëbë të gjithë 28 mijë spektatorë në stadiumin “Todor Proeski”.

Ky gol nxiti në maksimum atmosferën në stadiumin në Shkup, ndërsa edhe futbollistët e tjerë morrën nxitjen e duhur që të japin maksimumin.

Italia kaloi në epërsi në minutën e 47-të me golin e Ciro Immobilia.

Maqeonia e Veriut barazoi në minutën 81 me golin e Enis Bardhit.

Loja përfundoi me këtë rezultat, pra baraz mes nikoqirëve dhe mysafirëve nga Italia.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shtator, 2023 23:12
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.