Shilegov me buldozer rrafshon “lagjen” rome

Desk
By Desk December 14, 2019 19:36

Shilegov me buldozer rrafshon “lagjen” rome

Përderisa kolegët e tyre mbeturinat i pastrojnë me duar, Petre Shilegov dhe Milla Carovska pastrojnë me buldozerë. Cak ishin shtëpizat e improvizuara të komunitetit rom, të cilët mbledhin mbeturina dhe plastika nën Kala. Madje, disa prej tyre edhe marrin pjesë në aksionin e pastrimit. Kryetari i Qytetit të Shkupit dhe Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, për të arsyetuar ditën e punës edhe vet i futën këmbët në baltë. Carvoska tha se 14 familje e dislokuara prej 80 anëtarësh janë strehuar në godinat sociale për herë të dytë, ngaqë dimrin e kaluar u vendosen afër shtëpisë së azilantëve në Vizbeg rreth 100 persona të këtij komuniteti.

Me këtë, në një mënyrë jo vetëm që sigurojmë shtëpi të ngrohtë, por edhe fëmijët e tyre të kenë qendër ditore, të kenë shkollë atje ku kemi mundësi. Sigurisht, t’i angazhojmë personat e kësaj popullsie që janë të aftë për punë, duke i aktivizuar në tregun e punës me qëllim që, përveç sigurimit të ndihmës sociale në para dhe shtesat e fëmijëve, në vazhdim t’i shohim si kontribuues në ekonominë e shtetit dhe me këtë e rikthejmë dinjitetin e tyre”-tha Milla Carovska, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.

Në anën tjetër, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, tha se kjo parcelë shtetërore do të pastrohet njëherë e mirë, për të mos lejuar që në pranverë sërish të ngritën shatorrët ilegal.

Ky është pastrimi i dytë i këtij lokacioni në dy vitet e shkuara dhe dislokimi i personave që kanë jetuar në këtë lagje të egër. Megjithatë, këtë herë vendosëm që pas zhvendosjes së tyre të bëjmë pastrimin e plotë të hapësirës me qëllim që të ju pamundësojmë rikthimin e tyre serishëm”-tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Kreu i Shkupit tha se kjo zonë është e treta, pas lokacioneve “keramidnica” dhe “nën hekurudhë” të cilat përbëjnë edhe deponi të egra, në të cilën digjen mbeturinat dhe shkaktohet ndotja e ajrit në kryeqytet. (Alsat)

Desk
By Desk December 14, 2019 19:36