Shilegov në Samitin e parë të kryetarëve të komunave të kryeqyteteve të shteteve nga Evropa Juglindore

Desk
By Desk 5 Prill, 2019 19:30

Shilegov në Samitin e parë të kryetarëve të komunave të kryeqyteteve të shteteve nga Evropa Juglindore

Kryetari Shilegov mori pjesë në Samitin e parë të kryetarëve të kryeqyteteve të shteteve të Evropës Juglindore “Capitals Summit 2019″/Summit of Mazors of South east Europe”. Vizita e Shilegovit në Sarajevë është me rastin e shënimit të 6 prillit – Dita e qytetit të Sarajevës.

Nikoqir i Samitit të parë të kryetarëve të kryeqyteteve të shteteve të Evropës Juglindore ishte kryetari i Sarajevës, Abdullah Skaka.

Në mbledhje përveç kryetarit Petre Shilegov, morën pjesë edhe kryetari i Lubjanës, Zoran Jankoviq, i Tiranës, Erion Veliaj; anëtari i kuvendit të qytetit të Beogradit, Fadil Eminoviq, zëvendësja e kryetarit të Podgoricës, Sllagjana Vujoviq, ndërsa kryetari i Zagrebit, Milan Bandiq, dërgoi letër me mbështetje. Mysafir nderi i Samitit ishte kryetari i Kuala Lumpurit, Dato Nor Hisham A Dalan.

Para të pranishmëve, siç kumtojnë nga pres shërbimi i Qytetit të Shkupit, kryetari Shilegov fliste për vizionin që Shkupi të bëhet kryeqytet i gjelbër evropian. Ai theksoi se Shkupi është qyteti i parë nga Maqedonia e Veriut që përfshihet në rrjetin e qyteteve të gjelbra dhe e fillon përpilimin e Planit të veprimit për qytet të gjelbër, i cili është fokusuar në shumë sfida në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mjedisit jetësor. Gjithashtu, e përmendi edhe realizimin e projektit të Qytetit të Shkupit dhe NQP-së për furnizim të 35 autobusëve me gas natyror (CNG) në vlerë prej 10 milionë euro, mjete të siguruara përmes huas nga BERZH.

“Kur u kandidova për kryetar të bashkëqytetarëve të mi iu premtova se Shkupi do të jetë qytet funksional dhe qytet i mençur, i sigurt për rritje dhe i qetë për pensionim. Projekti “Qytet i mençur” u rrit në motive themelore të administratës së qytetit për realizim të qëllimit kryesor që ta shndërrojmë qytetin e Shkupit në qytet funksional që plotësisht do të dal në prag të nevojave të qytetarëve. Me realizimin e projektit “Qytet i mençur”, Shkupi do të bëhet kryeqytet modern dhe, ku digjital themelor janë teknologjitë përparuese informatike. Qëllimi përfundimtar është qytetarët të marrin shërbime publike efikase dhe të lira, me mbikëqyrje të plotë në performancat e administratës së qytetit. Punojmë në vendosjen e konceptit të servisit komunal qendror i cili ka për qëllim që t’iu mundësojë qytetarëve hapësirë ku do të mund të prononcojnë problem në lidhje me shërbimet komunale të Qytetit të Shkupit dhe menjëherë të fitojnë zgjidhje. Kjo përfshin koll qendra funksionale, ueb aplikacione të cilat do të mundësojnë raportime të rregullta për informacione nga sfera komunale, pagesën e shërbimeve komunale dhe ndjekjen e statusit për zgjidhjen e problemeve të denoncuara”, theksoi Shilegov.

Ai tha se vizioni i tij për Shkupin ka për qëllim që të sigurojë edhe menaxhim modern me vendet e parkingut, me sistem të centralizuar të monitorimit dhe pagesës, të cilat do ta rrisin efikasitetin e shërbimeve për qytetarët është një nga parakushtet kyçe për këtë.

Shilegovi foli edhe për gjelbërimin e hapësirave publike dhe të ngritjes së parqeve të reja si prioritet i Qytetit të Shkupit, por edhe pasurimit të ofertës kulturore që e lëvizi qytetin.

Pjesëmarrësit e Samitit u përcaktuan për intensifikimin e bashkëpunimit dhe për lidhjen e vazhdueshme të kryeqyteteve nga rajoni, si dhe vendosjen e kornizës formale për bashkëpunim nën moton “Qytete pa kufij”. Ata u morën vesh që takime të tilla të organizohen së paku një herë në vit, në një nga qytetet pjesëmarrëse.

Në Samit ishin marrë vesh për shkëmbim të intensifikuar në sfera të ndryshme nga zhvillimi i qyteteve. Kryetarët e komunave treguan për nevojën për lidhje më të mirë transparente mes qyteteve, veçanërisht përmes vendosjes së lidhjeve të rregullta ajrore dhe e mbështetën iniciativën për heqjen e shpenzimeve për roaming në rajon. Ata iu bën thirrje qeverive që pozitivisht të punojnë dhe të veprojnë me qëllim që të gjitha shtetet nga rajoni të bashkohen në Bashkimin Evropian me çka do të arrihet përmirësimi i jetesës së qytetarëve dhe sigurimi i paqes së vazhdueshme dhe stabilitetit në rajon. (koha.mk)

Desk
By Desk 5 Prill, 2019 19:30