Shitja e qeseve plastike do të ndalohet me ligj

Desk
By Desk December 18, 2019 19:33

Shitja e qeseve plastike do të ndalohet me ligj

Nga 1 janari i vitit 2021, qeset plastike do të hiqen nga përdorimi, ndërsa qeset biodegraduese do të shiten për 10 denarë. Këtë e parashikon Ligji për Menaxhim me Paketimin dhe Mbetje të Paketimit. Ministri i Mjedisit, Nurredini pret që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të mbajnë torba për blerje.

Tani për tani të gjitha kompanitë këtë nismë e pranuan me pozitivitet, shpresojmë që kjo të vazhdojë edhe më tej. Kjo është masë të cilën të gjithë duhet ta pranojmë dhe do të duhet të mësohemi me këtë, që të bartet përgjegjësi nga të gjitha palët. Ideja është që të shtrenjtohet çmimi me qëllim qytetarët të stimulohen dhe të bartin me vete torba, të mos blejnë qese të plastikës”-tha Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Disa nga OJQ-të thonë se qeset plastike janë problem, por nuk e zgjidh tërësisht problemin me ndotjen.

Qeset plastike janë problem, megjithatë për ndotjen e ajrit nuk janë problem, mendoj se kështu nuk zgjidhet, do i propozoja pushtetit të mos kapemi për probleme të vogla që mund më lehtë t’i zgjidhim, dhe të shtiremi se problemi është zgjidhur ose do ta zgjidhim”-tha Jovan Mazganski, “Eko Skop”.

Për dy javë, respektivisht nga 1 janari i vitit 2020 të gjitha institucionet shtetërore nuk do të mund të prokurojnë ambalazhe të plastikës. Plastika për një përdorim do të ndërrohet me qelq. Të dhënat tregojnë se në nivel vjetor përdoren rreth 150 milion qese ose rreth 2.000 ton plastikë e cila vështirë shkatërrohet. (Alsat)

Desk
By Desk December 18, 2019 19:33