Shitjet e kompanisë “Michelin” arrijnë shifrën 17.2 miliardë euro

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2021 22:41

Shitjet e kompanisë “Michelin” arrijnë shifrën 17.2 miliardë euro

Drejtori ekzekutiv i Grupit “Michelin”, Florent Menegaux deklaroi se grupi performoi shumë mirë në 9 muajt e parë të 2021, pavarësisht krizës së vazhdueshme të pandemisë.

Kompania franceze për prodhimin e gomave “Michelin” arriti shifrën e shitjeve prej 17.2 miliardë eurosh në 9 muajt e parë të 2021.

Në deklaratën e kompanisë thuhet se pavarësisht luhatjeve të përjetuara në ekonomi si pandemia, përkeqësimi i gjerë i zinxhirëve të furnizimit, rritja e kostove të logjistikës dhe energjisë, ajo rriti shitjet me 15.6 për qind në 9 muajt e parë të vitit. Kompania arriti shifrën e shitjeve prej 17.2 miliardë eurosh në 9 muaj. “Michelin” arriti rritje prej 1.8 për qind në shitjet e gomave ndërsa 1.3 për qind në tremujorin e tretë.

Drejtori ekzekutiv i Grupit “Michelin”, Florent Menegaux deklaroi se grupi performoi shumë mirë në 9 muajt e parë të 2021, pavarësisht krizës së vazhdueshme të pandemisë.

Falë të gjitha ekipeve në këtë mjedis të jashtëzakonshëm, i cili ende vazhdon me ndërprerje të mëdha në zinxhirët e furnizimit dhe rritje të mprehtë të energjisë dhe kostove të tjera, Menegaux tha se: “Grupi Michelin vazhdon strategjinë e tij ambicioze të rritjes, duke demonstruar edhe një herë qëndrueshmërinë e tij falë përkushtimit dhe punës së palodhur të ekipeve tona”.

Sipas deklaratës, këtë vit tregu i gomave të kamionëve është rritur me 6-8 për qind, tregu i grupit të produkteve të veçanta është rritur me 9-11 për qind dhe tregu i gomave për pasagjerë dhe automjete të lehta pritet të rritet me 6-8 për qind gjatë gjithë vitit për shkak të mungesës së gjysmëpërçuesve.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2021 22:41

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare