Kreu i BFU Shaqir Fetahu të dielën pas mesnate ka shkarkuar pesë anëtarë të Rijasetit dhe atë Ibrahim Idrizi – drejtor i Medresesë “Isa Beu”, Mustafa Dauti – drejtor për komunikim me jashtë
Jusuf Zimeri – drejtor i Sektorit për Çështje Fetare-Arsimore në BFI
Muhamer Veseli – drejtor i Agjencisë për Sistemin Hallall, si dhe
Rexhep Ziberi – drejtor i Shoqatës “Ilmie”, përcjell Flaka
Nga të shkarkuarit e lartë përmendur, menjëherë është zëvendësuar drejtori i Medresesë “Isa Beu”, postin e të cilit tani e ushtron Islam Islami.
Për emërimin e Islamit është bërë edhe njoftimi zyrtar në rrjetet sociale të Medresesë. Në njoftim potencohet vetëm emërimi dhe biografia e drejtori Islam Islami, por nuk është shënuar as edhe një fjali për drejtorin e deritanishëm, njofton Alsat.
Zhvillimet e fundit në BFI vijnë pas një tentim për shkarkimin e kreut të BFI-së, Shaqir Fetahu.
Sipas Alsat, puçi është organizuar nga Qani Nesimi, kryetari i Muftinisë së Tetovës, Abedin Imeri – myftiu i Kumanovës, Salim Sulejman – myftiu i Strugës, Shaban Sulejman – Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Ibrahim Idrizi – drejtor i Medresesë “Isa Beu” në Shkup, Mustafa Dauti – përgjegjës për lidhje me Ambasadat, Muhamer Vejseli – drejtor i Agjencisë “Hallall”, Rexhep Ziberi – drejtor i shoqatës “Ilmije”, si dhe Jusuf Zimeri – drejtor për çështje islame… janë anëtarët e Rijasetit që kanë organizuar shkarkimin e Reisi Fetahu.
Të lartëpërmendurit kanë shprehur pakënaqësi për mungesën e transparencës në punën e BFIM-së, siç është rritja enorme e çmimit të Haxhit për sivjet. Flaka