Shkencëtarët kanë krijuar “piskatore lazer”

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 22:49

Shkencëtarët kanë krijuar “piskatore lazer”

Këto piskatore të vogla e bëjnë më të lehtë për studiuesit të kuptojnë më mirë ADN-në tonë dhe molekulat e tjera biologjike, thanë studiuesit në Universitetin Vanderbilt në Tenesi.

Piskatoret me lazer janë në gjendje të lëvizin objekte të vogla, por gjithsesi kanë kufizime. Në përgjithësi, piskatoret optike mund të përqendrojnë lazerat e tyre në afërsisht gjysmën e gjatësisë së tyre të valës, transmeton lajmi.net.

Drita e kuqe, për shembull, ka një gjatësi vale prej 700 nanometrash dhe kështu mund të manipulojë vetëm objekte me gjerësi 350 nanometra.

Ndërsa kjo do të thotë se ata janë të aftë të lëvizin molekula të vogla, ato nuk mund të lëvizin viruse, të cilat janë afërsisht 100 nanometra, ose ADN dhe proteina që maten nën 10 nanometra.

Për më tepër, piskatoret lazer gjithashtu i ekspozojnë grimcat ndaj nxehtësisë dhe dritës relativisht të fortë që mund të dëmtojë molekulat, por shkencëtarët që zhvillojnë këtë mjet të ri thonë se mund të shmanget.

Para zhvillimit të këtij mjeti, molekula të tilla si fshikëza jashtëqelizore (grimcat e çliruara nga një qelizë që bartin proteina dhe acide) mund të izolohen vetëm duke përdorur centrifuga me shpejtësi të lartë, dhe me një kosto të lartë monetare.

Studiuesit pretendojnë se kjo teknologji e re mund të jetë në dispozicion të shkencëtarëve me buxhete më të vogla. /Lajmi.net/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 22:49