Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Kuriozitete
  • Shkencëtarët mendojnë prodhimin e veshjeve me qeset plastike

Shkencëtarët mendojnë prodhimin e veshjeve me qeset plastike

Redaksia

Shkencëtarët kanë bërë pëlhura nga polietileni dhe thonë se në këtë mënyrë mund të zvogëlojnë ndotjen nga plastika dhe ta bëjnë industrinë e modës më të qëndrueshme.

Politeni është një plastikë e kudogjendur, që gjendet në gjithçka, nga qeset plastike te paketimet e ushqimit.

Tekstilet e reja mund të gjejnë përdorim në në veshjet sportive, dhe madje edhe në modën e nivelit të lartë, sipas studiuesve amerikanë. “Lecka” plastike është më miqësore me mjedisin sesa fijet natyrale dhe mund të riciklohet, thonë ata.

Dr. Svetlana Boriskina, nga departamenti i inxhinierisë në “Massachusetts Institute of Technology” në Kembrixh, SHBA, tha se qeset plastike mund të shndërrohen në pëlhura me performancë të lartë me një gjurmë të ulët mjedisore. “Nuk ka asnjë arsye pse qesja e thjeshtë plastike nuk mund të bëhet në fibra dhe të përdoret si një veshje cilësore“, tha ajo për BBC News.

Pëlhura është bërë nga fijet e polietilenit të endura në tezgjahet industriale. Studiuesit thonë se pëlhura është më pak e dëmshme për mjedisin sesa llojet e leshit, pambukut, lirit, mëndafshit, najlonit dhe poliestrës dhe mund të lahen në ujë të ftohtë, duke ulur më tej gjurmën e mjedisit.

Plastika mund të ngjyroset në ngjyra të ndryshme. Pëlhura ka potencial për përdorim në veshjet sportive, të tilla si trajnerë, jelekë dhe dollakë, thonë ata. Në planin afatgjatë, ai gjithashtu mund të ketë aplikime si një kostum hapësinor me performancë të lartë, i krijuar për t’u mbrojtur nga rrezatimi kozmik.

Duke komentuar mbi studimin, Dr Mark Sumner i Universitetit të Leeds tha se “Sfida themelore që unë shoh me këtë zhvillim, siç kemi parë me shumë zhvillime të tjera të reja të fibrave, është se sa mirë fibra përputhet me rehatinë, ndjenjën dhe kërkesat e konsumatorit. Nëse pëlhura ndihet e dyllëzuar, ose e ngurtë dhe i mungon komoditeti, atëherë konsumatorët nuk do ta blejnë produktin, dhe për këtë arsye, fibra ka përdorim të kufizuar për veshje”.

Industria e modës është një nga industritë më ndotëse në botë. Prodhimi i tekstilit konsumon sasi të mëdha uji dhe gjeneron miliona tonë mbeturina, si dhe 5-10% të emetimeve globale të gazeve serë në vit.

Continue Reading

Previous: Vdes në burg frymëzuesi i dhjetëra filmave horror
Next: Studimi: “Oumuamua” ishte pjesë një planeti nga një sistem tjetër diellor

Të ngjashme

516833-l0I1oiGoV7 “SpaceX” do ta dërgojë gruan e parë në Hënë

“SpaceX” do ta dërgojë gruan e parë në Hënë

Redaksia
2 Gruaja që ngeli shtatzënë ndërsa ishte shtatzënë

Gruaja që ngeli shtatzënë ndërsa ishte shtatzënë

Redaksia
1 Tre astronautë kthehen të sigurtë nga hapësira

Tre astronautë kthehen të sigurtë nga hapësira

Redaksia

TË FUNDIT

1 Gjermania konfirmon mbështetjen ndaj Kosovës për sigurimin e vaksinave

Gjermania konfirmon mbështetjen ndaj Kosovës për sigurimin e vaksinave

FB_IMG_1618848638406-696x449 Liderët fetarë takohen me Ministrin Filipçe

Liderët fetarë takohen me Ministrin Filipçe

auto_661618854483 Filipçe: Familja e Vericës shpëtoi tre jetë, do t’ua zgjidhim problemin me punësimin

Filipçe: Familja e Vericës shpëtoi tre jetë, do t’ua zgjidhim problemin me punësimin

auto_kuvendi-i-maqedonise-1-780x4391618855420 Njohësit e çështjeve juridike: Kuvendi i Maqedonisë është shndërruar në teatër

Njohësit e çështjeve juridike: Kuvendi i Maqedonisë është shndërruar në teatër

1111REDAKT..-2-750x430 Sipërmarrëset kërkojnë trajtim të posaçëm

Sipërmarrëset kërkojnë trajtim të posaçëm


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.