Shkencëtarët zhvillojnë dorën robotike që do të ushqejë njerëzit me lëndime në boshtin kurrizor

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Janar, 2022 22:41

Shkencëtarët zhvillojnë dorën robotike që do të ushqejë njerëzit me lëndime në boshtin kurrizor

Robotët në të ardhmen do të mund të ishin kujdestarë të përkryer, falë zhvillimit të vazhdueshëm të teknologjisë që po ua përmirëson jetën të moshuarve sikurse edhe atyre me invaliditet fizik.

Shembull i mirë i një projekti të tillë vjen nga Universiteti Cornell, ku prapa tij qëndron shkencëtari Tapomayukh Bhattacharjee.

Ai po zhvillon dorën robotike, që do të ndihmojë të ushqej personat që kanë pësuar lëndime në boshtin kurrizor.

Ky shkencëtar beson se robotët kanë potencial të transformohen në kujdestar të shkëlqyer, duke ushqyer njerëzit sa herë që ata kanë nevojë.

Së fundmi është miratuar granti prej 1.5 milion dollarë që në laboratorin EmPRISE në krye të cilit është Bhattacharjee, të vazhdoj punën dhe gjej zgjidhje për njerëzit me invaliditet fizik.

Së bashku me një ekip bashkëpunëtorësh Bhattacharjee po zhvillon algoritme që do t’i mundësojnë duarve robotike që në mënyrë tejet të sigurtë të ushqejnë njerëzit, në veçanti kur ata nuk mund të lëvizin apo marrin ushqimin nga dora robotike.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Janar, 2022 22:41

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare