Shkëndija barazon në Suedi, shpresat mbeten në Shkup

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 21:30

Shkëndija barazon në Suedi, shpresat mbeten në Shkup

AIK – Shkëndija  1-1, Hasani shënon në sekondën e 27

Skuadra tetovare  Shkëndija  në ndeshjen e pare kualifikuese për  UEFA Liga e Konferencës luajti me  barazim 1-1, në transfertë me ekipin  suedez  AIK Stokholm. Ky  rezultat  jepë optimizëm  se në ndeshjen kthyese  që do të zhvillohet në  “Arenën Todor Proeski” në Shkup me  përkrahjen e tifozëve  të cilët me  siguri  do të jenë në numër më madh  në krahasim  me dy sfidat e para  kundër Araratit dhe Valmieras,  do të kontribuojnë që “kuqezinjt” të  sigurojnë kualifikim në turin e katërt apo në fazën e paly off-t .

Shkëndija në ndeshjen e pare realizoi pritshmërit veta për të nxjerr rezultat pozitiv me të cilin janë të kënaqur  të gjithë.

Shkëndija  e para  kaloi në epërsi, vetëm pas  27 sekondave lojë me autor  kapitetnin Ferhan Hasani, ndërsa vendasit abrazuan  në minutën e  17-të me golin e John Guidetti

Tifozët e pranishëm në tribunat e stadiumit ishin përkrahja e madhe e  ekipit tetovar

Shkëndija  ndeshjen e  filloi me këtë formacion: Zahov, Murati, Bejtullai, Cake, Neziri,R. Ramadani (F.Ramadani), Dita, Shala (Valmir Nafiu) , Hasani (Kapiten), Doriev (Goncalves) dhe Guri (Vlatko Stojanovski).

Trajner Artim Shaqiri

/KlanMacedonia/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 21:30