Shkollat publikuan rezultatet e regjistrimit, vende të lira edhe në afatin e dytë regjistrues

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 17 Qershor, 2022 20:10

Shkollat publikuan rezultatet e regjistrimit, vende të lira edhe në afatin e dytë regjistrues

Ranglistat me nxënësit që janë pranuar në shkollimin e mesëm janë publikuar në çdo shkollë, por poashtu ka përfunduar edhe procesi i dorëzimit të dokumentacionit për regjsitrim.

TVM 2 qëndroi në shkollën e mesme Arseni Jovkov, ku nga drejtoria u potencua se ende ka vende të lira në drejtimet ekonomike , juridike dhe biznes administratë për regjistrim të nxëxnësve në afatin e dytë.

“Kemi vende të lira edhe te ekonomistët edhe te juristët por edhe te biznes administrata dhe rreth 40 përqind të nxënësve që mund ti pranojmë janë të regjistruar presim afatin e dytë dhe valën e dytë të nxënësve. Kemi shum rezultate të mira dhe fidback të mirë prej pundhënësve bashkëpunojmë me gjyqet, komunat , Qyteti i Shkupit, EVN dhe shum firma që kanë pasur oferat edhe për nxënësit e vitit të tretë për ti punësuar”, u shpreh ndihmësdrejtori në Sh.M Arseni Jovkov, Halit Lita.

“Parashikojmë që vitet e ardheshme ti përmirësojmë kushtet sidomos sa i përket mësimit praktik dhe mendohet për kontabilitet sipërmarrësi të hapen klasa të posaçme ku nxënësi do të mund ët mësojë përveç aspektit teorik edhe aspektin praktik”, theksoi profesori Enver Ajdini.

“Në të ardhmen mund të punojmë në banka, dhe e kemi kryer edhe praktikën në kompani të ndryshme kemi bërë praksë të mirë dhe ua rekomandoj edhe gjeneratave të reja të vinë në shkollën e mesme ekonomike”, shprehet nxënësja.

Paraqitja e dytë për regjsitrim në shkolla të mesme do të jetë më 21 qershor dhe e treta më 28 qershor.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 17 Qershor, 2022 20:10