Shkon në 22 numri i të prekurve nga kolla e keqe, Mexhiti: Do ta firmosi rekomandimin për epidemi

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Shkurt, 2024 19:19

Shkon në 22 numri i të prekurve nga kolla e keqe, Mexhiti: Do ta firmosi rekomandimin për epidemi

Katër raste të reja me kollën e keqe janë regjistruar në 24 orët e fundit duke çuar në 22 numrin e të prekurve. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, thotë se do të pranohet rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive për shpallje të epidemisë në Qytetin e Shkupit.

“Prej shërbimeve tani më njoftuan se gjithçka është procesuar dhe prej këtu do të shkoj ta nënshkruaj dhe do ta dërgojmë te pikat e vaksinimit që menjëherë të hyjë në fuqi”, deklaroi Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçovski sqaron se prej kollës së keqe më të rrezikuar janë fëmijët, ndërsa të rriturit nuk duhet të shqetësohen, sepse ka trajtim efikas kundër kësaj sëmundjeje. Ai thotë se teorikisht ekziston mundësi që të verifikohen antitrupat, tek të rriturit që nuk e dinë nëse janë të vaksinuar, por për momentin ky test nuk është I qasshëm në vendin tonë dhe nuk është I rekomandueshëm, veçanërisht pë rata që kanë lindur pas viteve të 60-ta që kur ekziston programi për vaksinim në vend.

“Konkretisht kundër pertusis, me dozën e parë është e mbuluar me rreth 85 përqind, pastaj kemi dozën përforcuese që merret në moshën 18 muajshe, është më kritike, sepse jepet njëkohësisht me vaksinën NRP, ajo vaksinë te lëvizja antivaksinë është ekskluzivisht kundër popullore, mendoj se prindërit që bien pas kësaj marrëzie, të inkurajuar nga shmangia e vaksinës NRP I shmangen edhe vaksinës DTPR. Më pas vaksina tjetër, rivaksinimi në shkollë që jepet, përsëri kthehet përqindja nën 90, arrin domethën prej rreth 60 deri në rreth 90 përqind, do të ishte mirë të kemi mbulim më të mirë, se në kushte të përfshirjes së madhe me vaksinim, shpërndarja e sëmundjes është më e vështirë”, tha Aleksandar Petliçkovski, Kryetar i KSI-së.

Petliçkovski sqaron se sëmundja e kollës së keqe fillimisht ngjan me një virus të zakonshëm, në fazën e dytë të sëmundjes, pacientët ballafaqohen me bllokim dhe zgjatë deri në dy javë, më pas vazhdon kollitja që zgjat një kohë të gjatë dhe pas një kohe tek ata që do të sëmuren më keq u shfaqen kollitje të mëdha prej të cilave pacientët nuk mund të marrin frymë. Petliçkovski nënvizon se kjo sëmundje ka ndikim më të madh te fëmijët që kanë kanale më të ngushta të frymëmarrjes, pasi kollitja mund të çojë deri në mavijojsje dhe humbje të vetëdijes. /Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Shkurt, 2024 19:19

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare