Shkrijelj: Çdo pensionist për një vit do të marrë 9.000 denarë shtesë në xhirollogari

Desk
By Desk March 5, 2020 21:39

Shkrijelj: Çdo pensionist për një vit do të marrë 9.000 denarë shtesë në xhirollogari

Anëtarja e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale në LSDM, Sanela Shkrijelj sot në takim me pensionistët e Probishtipit bisedoi për përmirësimin e standardit pensional por edhe për çështje tjera.

“Pensioni i janarit për çdo pensionist në shtet është paguar në shkurt dhe është për 722 denarë më i lartë. Kjo rritje nuk është ad hoc, do të paguhet për çdo muaj. Me këtë çdo pensionist do të marrë rreth 9.000 denarë më shumë në xhirollogari”, tha Shkrijelj.

Ajo tha se rritja e pensioneve është bërë në kushte kur sistemi pensional po stabilizohet, deficiti është zvogëluar dhe të hyrat për fondit janë rritur për 10%.

Desk
By Desk March 5, 2020 21:39