Shkrirja e akullit në Grenlandë është përshpejtuar

Shkrirja e akullit në Grenlandë është përshpejtuar

Grenlanda po humbet akullin shtatë herë më shpejt sesa në vitet 1990.

Ky vlerësim vjen nga një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve, të cilët kanë analizuar të gjitha vëzhgimet satelitore gjatë një periudhe 26 vjeçare.

Ata thonë se kontributi i Grenlandës në ngritjen e nivelit të detit aktualisht është rrugës së asaja që më parë ishte vlerësuar si një parashikim pesimist i së ardhmes.

Kjo nënkupton që një rritje shtesë e oqeanit për 7 cm tani mund të pritet deri në fund të shekullit, vetëm nga Grenlanda.

Kjo kërcënon të vërë shumë më shumë njerëz në rajone bregdetare të ulëta në rrezik nga përmbytja.

“Formula e thjeshtë është se rreth planetit, gjashtë milionë njerëz janë sjellë në një situatë përmbytjeje për çdo centimetër të ngritjes së nivelit të detit. Pra, kur dëgjoni për një centimetër rritje, kjo ka ndikime,” tha profesori Andy Shepherd për BBC News.

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 10 Dhjetor, 2019 22:46

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.