Shkruajti në Twitter në gjuhën maqedone, zemëroi grekët dhe bullgarët

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Tetor, 2022 12:01

Shkruajti në Twitter në gjuhën maqedone,  zemëroi grekët dhe bullgarët

Pasi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski e nënshkruan Marrëveshjen e Frontex-it, Kovaçevski me krenari në Facebook theksoi se ajo është nënshkruar në gjuhën maqedonase, pa shtesa, yje dhe fusnota.

Vetë Von der Leyen ka dhënë mbështetje për Marrëveshjen, kështu që ka postuar në Twitter në gjuhën maqedonase dhe ka marrë një numër të madh reagimesh pozitive. Por me këtë ajo tërhoqi vëmendjen edhe të përdoruesve të Twitter nga Bullgaria dhe Greqia, të cilët nuk janë të kënaqur me lëvizjen e saj, ndaj shprehën pakënaqësinë e tyre.

“Kontrata me Frontex që po nënshkruajmë sot është e rëndësishme. Jo vetëm sepse forcon bashkëpunimin tonë në fushën e migracionit. Por sepse është përkthyer në gjuhën maqedonase. Në të njëjtin nivel me të 24 gjuhët e BE-së”, njoftoi Von der Leyen me një video të nënshkrimit të marrëveshjes.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Tetor, 2022 12:01
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.