Shkrumbohet një makinë në Rrugën e Kombit
Një makinë është shkrumbuar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, teksa ishte në lëvizje.
Sipas informacioneve, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 ku automjeti ka shpërthyer në flakë. Shkak dyshohet të ketë qenë një defekt në makinë. Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk është raportuar asnjë person i lënduar.
Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrëfikëse që bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.