Shkup, dy persona kanë denoncuar se janë kafshuar nga qentë endacak

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 15:23

Shkup, dy persona kanë denoncuar se janë kafshuar nga qentë endacak

Gjatë ditës së djeshme dy persona kanë denoncuar se janë kafshuar nga qentë endacak, transmeton Portalb.mk.

Dje në mëngjes në stacionin policor Qendër, S.V. (67) nga Shkupi ka denoncuar se në rrugën “Lazar Liçenovski” është kafshuar nga një qen endacak në kofshën e majtë.

Në stacionin policor Qendër, M.K. (60) nga Shkupi ka denoncuar se pardje rreth orës 21 në bulevardin “Kuzman Josifovski –Pitu” është kafshuar nga një qen.

Desk
By Desk 16 Prill, 2019 15:23