Shkup, lëndohet rëndë një këmbësor

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 21 Janar, 2020 09:38

Shkup, lëndohet rëndë një këmbësor

Një këmbësorë ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa pesë persona lëndime të lehta në pesë prej gjithsej 10 aksidenteve të trafikut që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në pesë aksidente trafiku është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB-së Shkup policia ka përjashtuar dy shoferë të cilët kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, një shoferë para se të pajiset me patentë shoferi dhe katër automjete të pa regjistruara.
Me automjetin e posaçëm “karrotrec” janë larguar 55 automjete.

Janë dënuar edhe 15 këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë dhe dy shoferë të cilët e kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 21 Janar, 2020 09:38