“Shkupi 1” nesër shqyrton dëshminë e Kamçevit

“Shkupi 1” nesër shqyrton dëshminë e Kamçevit

Gjykata Penale e Shkupit do të kontrollojë nëse procesverbali nga dëshmia e biznesmenit Orce Kamçev për rastin “Reket”, faqja e parë e së cilës u publikua në media erdhi fare nga ky institucion. Kështu thotë kryetari i Gjykatës themelore të Shkupit, Ivan Xholev.

Gjykata nesër do të bëjë kontrolle të brendshme dhe vetëm do të përcaktojmë nëse në lëndën gjyqësore e kemi pasur ose jo procesverbalin kontestues – tha Ivan Xholev – Kryetar i Gjykatës Themelore Shkup 1.

Xholev, megjithatë, nuk donte të hyjë në komente për hetimin se nga doli dokumenti, pasi beson se ishin aktivitete të prokurorisë. Ndërsa nga prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar sot nuk ka detaje të reja, nëse ata kanë një imazh më të qartë, se si faqja e parë e procesverbalit doli në publik. Shkurt, thonë se po ndërmerren veprime.

Qëndrimi i fundit zyrtar nga atje është ai nga dje, në të cilin prokurorja Ruskovska, e konfirmoi besueshmërinë vetëm të faqes së parë, që u publikua në media, por jo edhe pretendimet e tjera që nuk mund të lexohen nga ajo faqe, gjoja se Kamçevi ka inkriminuar kryeministrin Zoran Zaev dhe funksionarë tjerë të pushtetit. Në të njëjtin qëndrim, Prokuroria indirekt theksoi se “rrjedhjet” mund të kenë ndodhur në gjykatë, dhe jo nga ata.

Prokurorja Ruskovska e konfirmon besueshmërinë e fotografisë nga procesverbali i publikuar.

Përfundimet dhe komentet e tjera të autorit, siç u tha tashmë në njoftimin e prokurorisë, nuk do ti komentojë. Dosjet origjinale të lëndës i posedon vetëm prokuroria, dhe një kopje është dorëzuar në gjykatën kompetente – tha Ruskovska.

Procesverbali i dëshmisë së Kamçevit shkaktoi reagime, jo për shkak të publikimit të faqes së parë, por për shkak të pohimeve tjera ndaj zyrtarëve të lartë, që nuk mund të lexohen në dokumentit e publikuar. Në faqen e parë dhe të vetme të publikuar, mund të lexohet vetëm përshkrimi i Kamçevit, se si Boki 13 ka kontaktuar me të dhe si i ka ofruar projekte. Një pjesë e portaleve në ndërkohë, publikuan detaje se gjoja Kamçev në dëshminë e tij ka inkriminuar edhe Zaevin, Sheqerinskën, Dimitrovin, edhe pse kjo nuk është në dokumentin e publikuar. Zyrtarët e përmendur në ndërkohë kanë paralajmëruar padi.

Ndaj kësaj reagoi edhe Agjencia e mediave, SHGM dhe Këshilli për etikë në media, duke i thirrur politikanët të përmbahen nga paditë ndaj mediave, të mos e cenojnë lirinë e shprehjes dhe të lejojnë të funksionojë sistemi i vet- rregullimit. Ndaj qëndrimeve të këtilla, ashpër reagoi ministri i shoqërisë informatike, Damjan Mançevski, sidomos që procesverbalin e publikoi portali “Infomaks”.

Me çfarë standarde “Infomaks” është medium? Nuk ka adresë, nuk ka impresum dhe nuk dihet pronësia. Në portal ka reklamë apo link afër operatorit celular bullgar “Telenor”. Teksti është në gjuhë ruse. Kaos i vërtetë. Pyetjen e drejtoj edhe për organizatat e mediave që bënin thirrje politikanët të mos reagojnë ndaj këtyre shembujve klasik të lajmeve të rreme. Kur më do ta shohim këtë vetë rregullim? -tha Damjan Mançevski- ministër i shoqërisë informatike.

Mançevski ashpër sulmoi edhe Agjencinë e mediave, se ka vendosur të qëndrojë në mbrojtje të lajmeve të rreme. Ndërsa përveç kësaj, bëhet fjalë për lajm të publikuar në portal, për çka Agjencia vazhdimisht ka pohuar se nuk mund të kryej asnjë monitorimi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 25, 2019 17:43

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...