Shkupi nesër do të jetë nikoqir i liderëve të Ballkanit Perëndimor

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Shtator, 2023 16:42

Shkupi nesër do të jetë nikoqir i liderëve të  Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup të Maqedonisë së Veriut do të mbahet Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit. Në këtë organizim merr edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Ky takim organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia. Aty liderët pritet që ta miratojnë një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës do të evidentohen sfidat dhe prioritetet rajonale, fokusuar edhe në integrimin vendeve të Ballkanit në BE.

Vendet pjesëmarrëse janë edhe: Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Samiti i Brdo-Brijunit është një organizim shumëpalësh vjetor në Ballkanin Perëndimor, e iniciuar në vitin 2013 nga presidenti slloven Borut Pahor dhe ai kroat Ivo Josipoviq.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Shtator, 2023 16:42
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.