Shkupjani ka rrahur nënën e tij, do të gjykohet

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Qershor, 2022 12:51

Shkupjani ka rrahur nënën e tij, do të gjykohet

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 31-vjeçari nga Shkupi i dyshuar për veprën penale – Lëndim i rëndë trupor nga neni 131 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Mbrëmë në shtëpinë e familjes në rrugën “Debarca” në Shkup, i dyshuari ka lënduar rëndë nënën e tij 70-vjeçare, teksa ka ushtruar dhunë në familje me dashje. Fillimisht ka nisur një debat verbal, e më pas e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me duar në fytyrë dhe trup. Ai ka vazhduar ta godasë me karrige, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, duke i thyer të dy krahët. Nga frika se mos sulmohej sërish, viktima është larguar nga shtëpia dhe ka raportuar ngjarjen më 24 qershor, kur i dyshuari është bërë sërish agresiv ndaj saj.

Prokurori publik ka vlerësuar se ekzistojnë rretha që tregojnë për mundësinë që i dyshuari të ikë apo ta përsërisë veprën penale, andaj i ka dorëzuar propozim për paraburgim gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Qershor, 2022 12:51

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare